FIER- Trembëdhjetë cisterna me bitum janë përfshirë nga flakët në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Shkak i zjarrit ka qenë rënia e rrufesë në një zonë të gjerë, ku mungojnë rrufepritëset. Sipas Përgjegjësit pranë Prefekturës në Fier, Agron Durmishi, 513 cisternat në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës që i përket kompanisë “Bankers Petroleum”, janë përfshirë nga flakët rreth orës 02:00. Si pasojë e flakëve të zjarrit, sipas Durmishit, janë djegur plotësisht 5 cisterna me nga 8 mijë litra bitum secila, ndërsa 8 cisterna të tjera janë djegur pjesërisht si rezultat i shuarjes së flakëve të zjarrit nga zjarrfikëset. Për shuarjen e zjarrit janë vënë në veprim katër zjarrfikëse, përfshi edhe ato të “Albpetrol”. Po ditën e djeshme, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar
Kompania Bankers Petroleum Albania Ltd. Në këtë komunikatë konfirmohen dëmet e shkaktuara nga rrufeja e theksohet se nuk ka pasur dëme në njerëz.





















