Fier/ Dhuna në familje, vëllai godet me thikë vëllanë

413
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.