Vodhi paratë e institucionit, në pranga punonjësi i Postës në Krujë

351
Një punonjës i Postës së Krujës është arrestuar për shpërdorim detyre. Hasan Guni, 34 vjeç, punonte si shoqërues i vlerave monetare, ku ka vjedhur një shumë prej afërsisht 154 mijë lekë. Këto para ai i kishte marrë në degën e Fushë Krujës, për t’i dorëzuar në degën e Postës së Krujës. Gjatë rrugës për të dorëzuar paratë në Postën e Krujës ai ka marrë sasinë e lekëve dhe ka lënë ambalazhin bosh.
Sigal