Vodhi 4 mln lekë në një banesë, ndalohet 22-vjeçari

508
Policia e Fierit ka ndaluar autorin e dytë të një vjedhje të ndodhur në 20 maj, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tretë.

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi Aris Zhavari 22 vjeç, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e 4 mln lekëve të reja në një banëse në këtë qytet.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 20.05.2017, në bashkëpunim me shtetasin S.K, 15 vjeç (i cili u ndalua dje nga ana jonë) dhe me një shtetas tjetër i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 4 milion lekë të reja në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier”, sqaroi policia.
Sigal