Vodhën produkte nga një dyqan, e pësojnë dy adoleshentë në Lezhë

18
Sigal

Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal për dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e produkteve të një dyqani.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se kallëzimi është bërë me shtetasin me inicialet E.P.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas kallëzimit nga shtetasi E. P., banues në Lezhë, se disa shtetas kishin vjedhur produkte në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore për identifikimin e autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, njëri prej tyre 17 vjeç, tjetri 16 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.