Vodhën një automjet për t’i shitur pjesët, në pranga tre persona në Tiranë

42
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar tre autorët , të cilët vodhën një makinë në kryeqytetet më qëllim shitjen e pjesëve. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale -R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Luna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas që vodhën një automjet, të cilin dyshohet se e kanë çmontuar në pjesë dhe i kanë shitur ato. Sekuestrohet automjeti me të cilin autorët e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprën penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.