Bimët kishin arritur 50 cm lartësi, si u zbulua parcela e kanabisit te reparti ushtarak i Zall Herrit

Detaje të reja kanë zbardhur në lidhje me kanabisin te reparti ushtarak i Zall Herrit.

Mësohet se ka qenë droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, ai që e identifikoi bimën narkotike të mbjellë në ambientet e një prej reparteve ushtarake të një vendi anëtar të NATO-së.

Sigal

Bimët ishin mbjellë prej 2 muajsh dhe kishin arritur një lartësi prej 50 cm.

Ende nuk dihet se kush e ka mbjellë këtë sipërfaqe me 125 rrënjë kanabisi.

Ndërkohë që deri më tani janë arrestuar Shefi i Seksionit të Sigurisë Gramoz Mullai, Specialisti për Zbulimin Rustem Koçi dhe Specialisti i sigurisë Gentian Zhurda. Ndërsa të proceduar penalsht janë komandanti i repartit, një zëvendëskomandat, një specialist dhe një magazinier.