Vodhën kasafortën e një marketi në Pogradec, 4 vetë në kërkim

541
Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit në një Mini Market.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur në lagjen nr.2, dyshohet se 4 persona vodhën kasafortën e një mini-marketi.
Nuk bëhet me dije se sa ishte sasia e parave të grabitura, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi
“Më datë 20.11.2017, gjatë orëve të para të mëngjesit, jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Pogradec, është vjedhur kasaforta e një Mini Marketi brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh.
Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes
Sigal