Vlorë,ndalohen 13 klandestinë pranga drejtuesit të furgonit

501
Sigal

VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar 13 klandestinë ilegalë që vinin nga Siria, Eritrea dhe Sudani. Blutë e qytetit bregdetar kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit që po transportonte klandestinët. Klandestinët kanë mundur të hyjnë ilegalisht nga Greqia dhe mësohet se destinacioni i tyre ka qenë Mali i Zi me synimin për të kaluar më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian. 24-vjeçari Kleanth Haskaj që po transportonte klandestinët me mjetin tip furgon ‘Benz’ do të përballet me akuzën e ‘Dhënie ndihme të paligjshme’. Ndalimi i 13 klandestinëve u bë i mundur, pranë fshatit Palas në qarkun e Vlorës, ndërkohë pritet që ata të depërtohen sërish drejt shtetit fqinj Greqisë.