Çelet samiti i NATO-s, kriza në Ukrainë dominon bisedimet

527
Sigal

NATO hap sot samitin dy ditor në Uels të Britanisë, ku fokus do të jenë temat mbi problemet në Ukrainën lindore dhe për miratimin e një plani që do të forcon praninë e NATO-s përgjatë kufijve lindorë të aleancës.

Udhëheqësit e botës do të takojnë presidentin ukrainas Petro Poroshenko përpara se të nisin punimet e samitit 2-ditor që pritet të mbahet në Newport (Wells) të Mbretërisë së Bashkuar. Poroshenko do të informojë SHBA-në dhe BE-në mbi diskutimet më të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërkohë, Franca ka rritur shumë presionin ndaj Putin duke pezulluar dorëzimin e dy anijeve luftarake detare të Rusisë. Perëndimi thotë se ka prova se presidenti Putin ka mbështetur kryengritësit me armë dhe pajisje, ndonëse Rusia e ka mohuar vazhdimisht këtë. Bisedimet e Samitit 2 ditor të NATO-s pritet të dominohen nga kriza në Ukrainë, por edhe përhapjen e ndikimit të shtetit islamik të ISIS dhe krizën në Afganistan. Aleanca pritet të miratojë plane për të krijuar një forcë reagimi të shpejtë si dhe për të diskutuar mbi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri britanik David Cameron dolën dje në një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të Ukrainës.