Arrestohet amerikani i dehur në Elbasan, rrezikoi jetën e dy të miturve

31
Sigal

Një person me inicialet J. A., dhe me shtetësi amerikane është përfshirë në një aksident në Elbasan ndërsa është përplasur me dy makina të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 5 persona, drejtuesi i njërit prej automjeteve, 2 pasagjerë dhe dy fëmijë të mitur.

Sipas njoftimit të policisë gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin amerikan J. A., 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, shtetasi Q. M., 31 vjeç, 2 pasagjerë dhe 2 fëmijet e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.