Arrestohet 18-vjeçari në Vlorë, argëtohej në lokalet verore me euro false

483
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për Fallsifikim të monedhave. Ai është 18¬vjeçari Orhan Zeqo, banues në Fier, i cili u kap në Vlorë pas kallëzimit të shtetasit, D.D. Arrestimi i tij vjen pasi sipas policisë, adoleshenti ka shkuar të argëtohet në lokalin me emrin “SUMER-DEPO” në lagjen “Ujë i Ftohtë”, duke paraqitur 2 kartëmonedha 50 Euro, të dyja të fallsifikuara. Policia sekuestroi 2-kartëmonedhat (50+50) Euro, në cilësinë e provës materiale.
Sigal