Sigal

Ka nisur ceremonia mortore për 8 viktimat të cilët mbetën të vdekur ditën djeshme nga zbrazja e kallashnikovit të 24-vjeçarit, shtetasit Ridvan Zykaj, kushëri i tyre.

Mes të qarave e vajit të afërm, familjarë dhe banorë të zonës kanë marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së 8 trupave të pajetë për në banesën e fundit.

Në këtë ceremoni aspak të zakonshme, vërehen dhe 2 arkivolet e bardhë ku prehen trupat e dy fëmijëve të familjes Zykaj, Ledionit 9 vjeçar dhe motrës së tij Sarës 17 vjeçe.

Varrimi i viktimave po bëhet tek tokat e familjes Zykaj, sipas amanetit të Demir Zykaj, më i moshuari i 8 viktimave të tragjedisë së fshatit Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Viktimat: Demir Zykaj 76 vjeç (kryefamiljar), Perri Zykaj 76-vjeç (bashkëshorte) Besim Zykaj 45-vjeç (bir), Azem Zykaj 49 vjeç (bir) Vasilika Zykaj 40 vjeç (nuse), Afërdita Zykaj 47-vjeç (nuse) Sara Zykaj 17 vjeçe (mbesë) dhe Ledion Zykaj 9 vjeç (nip).