Vlorë, sekuestrohen 207 kg hashash, arrestohen 8 persona

521
Policia e Vlorës arrestoi 8 persona dhe kapi një sasi prej 207 kilogramë hashash në operacionin e koduar me emrin “Penkova”. Të arrestuarit janë shtetasit Mujo Gjinaj, Misto Jonuzi, Neritan Jonuzi, Denald Nushi (nga fshati Penkovë) dhe katër gra nga fshati Picar, të cilat punonin për përpunimin e lëndës narkotike. Ato janë gjetur në banesat e personave të mësipërm duke bërë tharjen dhe pastrimin e drogës, ndërsa policia gjeti edhe armë në këto banesa. 
Gjithashtu, policia shpalli në kërkim edhe tre persona të tjerë nga fshati Penkovë të implikuar në prodhimin e lëndës narkotike. Fshati Penkovë në Vlorë duket se ka imituar fshatin Lazarat dikur, ku për të përpunuar lëndën narkotike merreshin punëtorë me mëditje.
Sigal