Takimi me Glover, Bushati: Raporti i zgjedhjeve, i balancuar

358
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me kreun e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Gjatë takimit Bushati dhe Glover diskutuan për gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar, vlerësuan arritjet e shënuara, si dhe theksuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në funksion të përmirësimit dhe forcimit të demokracisë në vend. Ministri Bushati e vlerësoi raportin si të balancuar, si dhe shprehu angazhimin për të adresuar rekomandimet, me synim konsolidimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Znj. Glover nga ana e saj vlerëson bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, si dhe shprehu angazhimin e ODIHR për të vijuar më tej këtë bashkëpunim.
Sigal