Vlorë/ Procedohen 2 shtetas për shitje të kundraligjshme të fishekzjarreve dhe lëndëve piroteknike të kontrabanduara

27
Sigal

Policia e Vlorës ka hapur një procedim penal për 2 shtetas E.H., 57 vjeç ddhe B.M., 63 vjeç,  pasi shisnin fishekzjarre dhe lëndë të ndryshme piroteknike të kontrabanduara. Përveç procedimit policia ka sekuestruar kuti me fishekzjarre dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.

Këto persona u konstatuan se shisnin lëndë piroteknike të kontrabanduara pas kontrolleve të vazhdueshme në terren nga policia.

Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Patrullimet 24/7, gjatë ditëve festive, konstatojnë 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes, të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.
Procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.
Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.