Sekuestrohen 36 celularë të kontrabanduar, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

97
Sigal

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Tiranë pasi akuzohet për kontrabandimin e 36 aparateve celularë. Policia e Tiranës ka sekuestruar në dyqanin e shtetasit me inicialet B.K., në Don Bosko, 36 celularë.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 5”. Sekuestrohen 36 aparate celulare, vihet në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 5”, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi:

– B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.