Vlorë, gruaja shtyp me makinë fëmijën 3 vjeçar

428
Një fëmijë 3 vjeçar është shtypur këtë të enjte nga një makinë benz në vendin e njohur si Bishti i Kalldrëmit në qytetin e Vlorës.
Policia njofton se drejtuesja e automjetit, shtetasja me iniciale F.M është shoqëruar në komisariatin e policisë për të dhënë sqarimet.
Fatmirësisht vogëlushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht është hospitalizuar në Spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë