Vlorë, bllokohet furgoni me 932 kilogramë kanabis

453
Policia e Vlorës bllokon një furgon me një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në qytet

Sekuestrohen 932 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Më datë 23.05.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonte një mjet i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike, menjëherë u organizuan shërbimet përkatëse të narkotikëve të cilë bënë të mundur:

Rreth orës 22:30, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba” është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M (për arsye hetimi nuk mund të japim gjeneralitete të plota).

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Prdhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal