Kultivonte kanabis në një zonë të fshehtë në Greqi, por helikopteri i policisë nxjerr zbuluar shqiptarin

635
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi,pasi kultivonte drogë. Edhe pse kishte zgjedhur një zonë të fshehur për të mbejllë 27 rrënjë kanabis, shqiptari nuk ka mundur t’i shpëtojë autoriteteve greke.
Arrestimi është bërë i mundur pasi një helikopter i policisë ka lokalizuar sipërfaqen e mbjellë me kanabis, në vendin e quajtur Trifilia të prefekturës së Kalamatas.

36 vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë, teksa policia e ka identifikuar si kultivuesin e drogës në parcelën e marrë me qera, shkruajnë mediat fqinje.
Sigal