Vlorë/ 26-vjeçari plagos me thikë nënën e tij dhe një person tjetër

453
Sigal

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka plagosur me thikë nënën e tij dhe një person tjetër.

I arrestuari është 26-vjeçari me inicialet G.M., banues në Vlorë.

Sipas asaj që njofton policia, ngjarja ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të 26-vjeçarit.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërkohë nuk bëhet e ditur gjëndja shëndetësore e personave të plagosur.