Vjedh biçikletën dhe aksidentohet në ikje nga policia

418
Një person me biçikletë u aksidentua pasditen e sotme nga një automjet, në zonën e Vasil Shantos. Një automjet tip “Benz” me targa AA760CC përplasi drejtuesin e biçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, u konstatua se personi i aksidentuar e kishte vjedhur biçikletën te “Komuna e Parisit” dhe në tentativë për t’u larguar nga policia, u përplas nga automjeti. Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes e ka shoqëruar në polici të plagosurin ku po merret në pyetje lidhur me biçikletën e vjedhur.
Sigal