Viktima në Vlorë u godit vetëm me dy grushte, si përfundoi konflikti për pronën dhe borxhin në krim

42
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e dhunshëm ku humbi jetën 55-vjeçari në Vlorë, me profesion inxhinier, Armando Meshau.

Sherri mes tyre ka ndodhur për çështje pronësie dhe çështje borxhesh. Nga hetimet paraprake, mësohet se autori nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por e ka goditur vetëm me dy grushte, por nga rrëzimi viktima ka humbur jetën në vend.

Autori i dyshuar është duke u marrë në pyetje nga policia.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.