Fier, maskat e armatosura grabisin dhe përdhunojnë çiftin e të fejuarve

467
Sigal

FIER – Kishin dalë shëtitje në periferi të qytetit, teksa kanë rënë pre e grabitësve të armatosur, të cilët më pas i kanë dhunuar edhe seksualisht.

Personazhet e kësaj historie janë një çift të rinjsh nga qyteti i Fierit, që dy javë më pare kishin dalë me automjetin e tyre gjatë muzgut në afërsi të lumit të Semanit në Fier.

Ata janë përballur me një grup personash të maskuar dhe të armatosur, të cilët pasi i kanë grabitur kanë ushtruar dhunë seksuale karshi çiftit.

Këta të fundit kanë shkuar në polici ku ka bërë denoncimin e ngjarjes, ndërsa kanë pohuar se nuk kanë mundur t’i identifikojnë agresorët.

Policia e Fierit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje dhe prangosjen e autorëve.