Viktima e 25-të nga koronavirusi në vend, dalin detajet. I moshuari nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh

281
Sigal

Një tjetër pacient ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti 90 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shërbimin Infektiv, megjithë punën e bërë nga mjekët për mjekimin e tij.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkon në 25 numri i pacienteve që kanë humbur betejën me koronavirusin.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje”– njoftoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në deklaratën e sotme për mediat.