Lehtësimi i izolimit? OBSH tërheq vëmendjen, kujton gjashtë kushtet: Ja ç’duhet të plotësojnë vendet para se të vendosin

321
Sigal

Ndërkohë që disa vende kanë tentuar lehtësimin e masave të kufizimit, siç ndodhi së fundi në Austri e sot edhe në Danimarkë me vendimin për rihapen e shkollave fillore dhe të çerdheve, OBSH tërheq vëmendjen për shumë kujdes në heqjen e masave të izolimit.

Gjithçka ndodh kur bota po shënon gjithnjë e më shumë raste të të infektuarve, e po ashtu edhe vdekje, me rekorde tragjike, së fundi në SHBA, Britani, Itali, por edhe vende të tjera dhe ndërkohë që Franca ka vendosur bllokimin deri më 11 maj, kurse Britania e Madhe, deri më 7 maj.

Çfarë thotë OBSH-ja për heqjen e masave të izolimit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:

• Transmetimi duhet të kontrollohet;

• Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;

• Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;

• Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;

• Rastet e importuara menaxhohen;

• Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.