VIDEO+FOTO/ Përgjime të reja, ja kush është njeriu që përgjoi dhe fundosi Habilajt dhe…

466
Ky është Sebastiano Sardo 31 vjeç. Është nga Katania dhe është vënë në pranga përfundimisht në janar të këtij viti. Në fakt ai është prej kohësh i arrestuar, por që në 2013 mësohet se ka marrë përsipër një mision të dyfishtë duke u shndërruar në bashkëpunëtor i policisë italiane, si edhe pjesë e grupit që bashkëpunonte me shqiptarët që drejtoheshin nga Moisi Habilaj. 
Sardo është një person mjaft i rëndësishëm për disa hetime të tjera, ndërkohë që në përgjime ambientale dhe telefonike, i riu ka dalë disa herë në “shërbim” të shqiptarëve kur shkonin në Itali dhe jo vetëm.
 
Në materialin hetimor, prej 416 faqesh që është vënë në dispozicion të autoriteteve tona dhe madje edhe u bë publik shikohet se Sardo është pronari i karburantit në të cilin furnizoheshin mjetet e shqiptarëve me karburant e madje sa herë ka shkuar “Audi A8” në Katania është ndaluar në këtë pronë. 
Aty janë bërë disa prej regjistrimeve që kanë fundosur Moisi Habilajn dhe grupin që e shoqëronte atje për “punë dhe biznes” ndërkohë që bëhet me dije se Sardo ka shërbyer edhe në disa raste të tjera, i diktuar nga hetimi si person që i duhej të bashkëpunonte.
Në një fashikull, në një prej të shumtëve që flasin për mafien shqiptaro-kataneze bëhet me dije se i arrestuari Sardo dhe personi që ka marrë statusin i “penduar” në korrikun e po këtij viti thuhet:
“Sebastiano Sardo takohet shpesh me njerëz të klanit “Cappello” si Massimo Salvo, Carruzzeri dhe Santo Strano…
Në hetimet e operacionit “Penelope”, një tjetër operacion delikat i “Squadra Mobile” që ka goditur kupolën e Cappello-s, është një imazh që ka tërhequr vëmendjen: 
 
Sardo duket si “i pavdekshëm” teksa “shkëmben” një puthje me Catanzaro, një prej të konsideruarve si kapo i grupit! Kjo përshëndetja e përzemërt ishte e rezervuar -sipas hetimit- për personazhet në krye të grupit mafioz.
Një tjetër detaj për të kuptuar vendin e rëndësishëm të “Oçhiolino”-s që zinte brenda në Cappello, personi që u pendua”.
Sardo njihej në grupet mafioze, me pseudonimin “Shkelësi i syrit” pasi duket se gjithnjë ishte identifikuar si personi që kishte si shenjë sinjali shkeljen e syrit. Por sipas informacioneve i riu nga Katania, i cili është i përfshirë në disa grupe të fuqishme të trafikut të drogës, një prej shpërndarësve më të njohur dhe më me influencë në Katania, ka punuar prej kohësh kundër shqiptarëve të grupit “Habilaj”!
Në biznesin e tij janë realizuar shumë prej bisedave dhe pamjeve filmike ku ka dalë jo pake herë makina e ish-ministrit Tahiri, teksa qëndronte në zonën ku ai ishte ‘zot’.


Sigal