Vlorë, asgjësohen 14 mijë rrënjë hashash

470
Mbi 14 mijë rrënjë hashashi janë asgjësuar nga Policia e Vlorës dhe katër persona kanë përfunduar në pranga në një operacion të gjerë antikanabis të shtrirë në disa fshatra të Vlorës e Sarandës. Aksioni është shtrirë në gjashtë fshatrat, Kuç, Mekat, Armën, Dushkarak, Dhrovjan dhe Vergo. Katër persona kanë përfunduar në pranga si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike. Ata janë Qemal dhe Virion Baraj, 50 dhe 33 vjeç, Orges Feta, 25 vjeç dhe Anastas Bregaj, 38 vjeç. Në përfundim të aksionit, policia ka bërë asgjësimin me anë të djegies të bies narkotike, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës.
Sigal