VIDEO/ Rezultonte në kërkim për prodhim narkotikësh, kapet lezhjani (Emri)

526
Një 38-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga forcat e policisë, pasi rezultonte person në kërkim. Për shtetasin Nin Lalaj, Gjykata e Pukës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore
Më datë 14.10.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas një pune të mirorganizuar bazuar në informaciome policore, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim:
– Nin Lalaj, vjeç 38, banues në Lezhë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Shkodër për veprime të mëtejshme proCeduriale.
Sigal