Video e horrorit në Kuçovë, policia “fundos” të miturin që masakroi qenin me sopatë (Pamjet e rënda)

930
Pas publikimit të një video me pamje makabre, ku shihej se si një i mitur godiste me mjete të forta një qen të lidhur, deri sa kafsha ngordhi, ka reaguar Policia e Shtetit.
Policia bën me dije se ka nisur hetimet për shtetasin me inicialet E.M, 14 vjeç, banues në Kozare të Kuçovës, ka qëlluar me sëptatë qenin e lidhur, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij e filmonin dhe më pas e kanë shpërndarë atë me rrjete sociale.
NJOFTIMI I POLICISË
Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:
Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se:
Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim.
Sigal