Ndërsa në Dhomën e Senatit Italian aprovohej me shumicë votash shndërrimi i kampeve të emigrantëve në qendra parabrugimi për atdhesim, vetëvritet emigranti maroken i kthyer nga Gjadri. Motra e avokati i tij deklarojnë se “kishte frikë se rikthehej në Shqipëri”.
Tashmë është ligj drafti mbi ndryshimin e destiancionit të kampeve të emigrantëve të ngritura në Shqipëri nga shteti italian.
Nga struktura për identifikim e strehim të përkohshëm të emigrantëve ilegal që kapeshin në mes të detit në ujërat ekstraterritoriale në Qendra Paraburgimi për Riatdhesim të emigrantëve që qëndrojnë të mbyllur në qëndra të nhashme në territorin italian e që kanë marrë urdhër dëbimi.
Me 90 vota pro, 1 abstenim e 56 kundër, këto ndryshime urgjente mbi emigracionin ilegal u aprovuan dhe në Dhomës e Senatit italian.
Këto ndryshime ligjore sjellin dhe heqjen e kriterit të detyrimit të vendeve të tretëta duke eleminuar ngërçin me drejtësinë italiane e rekurset e shumta që u dokumentuan në misionet e mëparshme të dërgimit të emigrantëve në Shqipëri në bazë të paktit mes Melonit e Ramës nënshkruar më 6 nëntor 2023 në Romë.
Po ashtu Ministria Italiane e Transportit e Infrastrukturës jep gratis për vitin 2025 2 gomone të fuqishme për Rojen bregdetare shqiptare në funksion të patrullimit të brigjeve shqiptare në luftën kundër emigracionti ilegal e trafikut të qënieve njerëzore.
Po në të njëjtën ditë është vetëvrarë në një qeli të burgut të Torinos, Hamid Badoui 42 vjec maroken.
Prej 15 vitesh në Itali kishte marrë urdhër dëbimi nga territori italian si vartës droge, vjedhje, i dënuar me 2 vite burg dhe ishte dërguar në kampin e Gjadrit për t’u riadhtesuar në Marok.
U kthye në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Paqes që kishte shfuqezuar këtë urdhër dërgimi në Shqipëri.
Pak orë pas mbërritjes në Itali, është vënë nën arrest nga policia për rezistencë ndaj funksionarëve publik, pasi kishte denoncuar grabitjen e parave ndërsa kërkonte të blente një skedë sim.
E motra e tij ka deklaruar se nuk donte të kthehej më në Gjadër në qendrën e CPR e dyshon se ky është motivi i vetëvrasjes së tij në burgun e Torinos.
Prokuroria italiane ka nisur një hetim për cfarë ka ndodhur e është autorizuar autopsia në trupin e viktimës.