Egli Proga, 37 vjeç, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit pas një incidenti të rëndë.
Sipas dëshmitarëve, Proga është dhunuar fillimisht nga nipi i Valter Gorës, Denis M. një emër i njohur në Partinë Socialiste, përpara se të përfundonte i plagosur rëndë.
Policia ka deklaruar se shkaku i vdekjes së tij ishte dehja, duke sugjeruar se ai është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen si pasojë e kësaj. Megjithatë, dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se Proga është goditur nga personi i dyshuar dhe më pas ka mbetur i shtrirë për rreth 30 minuta, përpara se të ndërronte jetë.
Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim të mbuluar nga katër kamera të menaxhuara nga bashkia, të cilat mund të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur vërtet.
Banorët dhe dëshmitarët e pranishëm insistojnë se incidenti ishte një akt dhune dhe kërkojnë që hetimet të jenë të plota dhe transparente për të zbuluar të vërtetën.
”E kane pare mbi 10 veta qe nipi i Valterit e ka goditur. Ndenji 30 minuta shtrire dhe pastaj vdiq”-,deklarojnë dëshmitarët nga vendngjarja.




















