Vdes në banesë 53-vjeçari në Tiranë, ja çfarë thotë policia

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në banesë në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Sallaku”.

Dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

NOA

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2024, rreth orës 14:30, në rrugën “Ymer Sallaku”, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. V., 53 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.