Vdes këngëtarja e njohur, hidhet nga një ndërtesë e lartë

480
Sigal

Qyteti i Napolit është tronditur ditën e sotme pasi këngëtarja neomelodike Lucia Caruso është hedhur nga një ndërtesë duke kryer vetëvrasje.
34 -vjeçarja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, për arsye ende të pa sqaruar ka rënë poshtë nga katet e sipërme të një ndërtese në qendrën historike të Annuziata Tower, një qytet prej 40 mijë banorë të qytetit metropolitan të Napolit.
Ajo është transportuar në urgjencë, por vdiq menjëherë në spital, shkruan Il Messaggero.
Sipas dëshmitarëve, në vendin ku u hodh këngëtarja, janë përpjekur ti kthenin mendjen gruas që të mos hidhej, mirëpo ajo nuk i ka dëgjuar.
Disa nga të njohurit e saj kanë raportuar edhe në polici se këngëtarja vuante nga depresioni.