Vdes 56 vjeçari në Shkodër, ra nga ura

646
Një burrë ka humbur jetën këtë të mërkurë pasi ka rënë nga një urë në Shkodër.
Sipas burimeve policore, gjatë natës, tek “Ura e Vrakës”, shtetasi Z.N vjeç 56, banues në fshatin Grudë e Re, duke udhëtuar me karrocën e tërhequr me kalë, ka rënë nga ura, për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. 
Sigal