Autobusi turistik përfundon në lumin “Po” në Itali, vdes shoferi

Një autobus turistik ka përfunduar në lumin “Po” në Torino. Sipas mediave italiane që citojnë burime spitalore, shoferi i autobusit ka ndërruar jetë.

Fillimisht, ai u gjet i gjallë nga zjarrfikësit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.

NOA

Nuk kishte pasagjerë në autobus. Një grup hetimor po realizon verifikimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.