Mbante peng ish-gruan dhe fëmijën e saj nën kërcënimin e armës, pranga shqiptarit në Gjermani

514
Nje 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi akuzohet se mbante te ngujuar e nën kërcënim ish bashkëshorten dhe femijen e saj te mitur.
Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur te dilte nga banesa e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë raporton Esslinger-zeitung.de.
31 vjeçari ishte në dhomen e vajzës dy vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk pati njerez te lenduar.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31 vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen nisi procesin me akuzen e privimit te lirisë dhe kërcënimit.
Sigal