Uragani ” Matthew” , rritet në 800 numri i të vdekurve në Haiti

383
Sigal

Gazeta Telegraf/ Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritur në të paktën 800 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta.Stuhia e fuqishme është nisur drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që presidenti Barack Obama të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Karolinën Jugore, përderisa këto shtete i janë bashkuar shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhëruar evakuimin e të paktën tre milionë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare.