“Huffington Post”: Paratë e drogës blejnë gjyqtarët dhe prokurorët

484
Sigal

Gazeta Telegraf/ Në një
artikull për Shqipërinë, gazeta “Huffington Post” ka analizuar problemin e
trafikut të drogës që sipas saj është kthyer në problematik në vend.Në shkrim,
prestigjiozja amerikane shkruan se elita politike shqiptare mund ta përdorë
drogën si një mjet për të mbajtur pushtetin.Në artikull, renditen akuzat e
Partisë Demokratike kundër kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri.“Me
bregdetin e vet përgjatë Adriatikut, ky rajon i Ballkanit ka qenë prej kohësh
transit për kalimin e mallrave të paligjshme, armëve dhe drogës në mes të
Europës, – lexohet në artikull. – Ky aktivitet ka përforcuar rritjen e krimit
të organizuar dhe korrupsionit politik në një vend që tashmë përballet me shumë
sfida të brendshme. Ajo që e bën situatën aktuale unike janë akuzat, sidomos që
vijnë nga Partia Demokratike, se zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë të
lidhur ose përfitojnë nga tregtia e drogës. Kryeministri Edi Rama ka qenë i
akuzuar në mënyrë të përsëritur se ka dështuar për të ndaluar rolin e
Shqipërisë në tregtinë e drogës në Evropë. Dhe Ministri i Brendshëm Saimir
Tahiri ka qenë i akuzuar për mbrojtjen, dhe madje edhe si person që mbulon ata
që janë përfshirë në tregtinë e drogës”.Mes të tjerash “Huffington Post”
thekson se Shqipëria, vendi i vogël i Europës Juglindore, është shndërruar në
një epiqendër të tregtisë së drogës, sidomos të kanabisit.