‘URA’ ‘rrëzon’ mashtrimin publik të Dumanit: Urdhër-arrestet u lëshuan më 30 prill, masat u ekzekutuan pas zgjedhjeve të 11 majit!

28
Sigal

Prova të reja kanë dalë në dritë për operacionin ndërkombëtar ‘Ura’ të iniciuara nga  autoritetet italiane, lidhur me trafikun e narkotikëve, ku në krye të tri bandave kriminale qëndronin shqiptarët, se si urdhër arrestet për personat e përfshirë janë lëshuar që para mbajtjes së zgjedhjeve elektorale të 11 majit, në mënyrë që këto të fundit të punojnë për mazhorancën në pushtet.

Syri Tv ka siguruar dosjen me 29 urdhër arrestet e lëshuara për shqiptarët e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila mban datën e 30 prill, ndërsa SPAK kujtohet të bëjë ekzekutimin e masave gati një muaj më pas.

Sipas dosjes hetimore, e siguruar nga gazetari Fatjon Gjinaj, thuhet se 29 urdhër arrestet janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 30.04.2025, pas kërkesës së SPAK të paraqitur në GJKKO që më 19 mars të këtij viti, kohë e mjaftueshme që operacioni ‘Ura’ të dekonspirohej dhe personat e përfshirë në këtë trafik, apo kokat kryesore të largoheshin, në pamundësi për t’u gjetur siç ndodh rëndom nga operacionet e autoriteteve shqiptare, kryesisht ato policore dhe BKH-së.

Urdhër arrestet janë lëshuar për:

Elvis Doçi

Indrit Tafili

Ogert Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sued Elezi

Genti Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korca

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Cukaj

Serxhio Shkodra

Ervis Deti

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artur Shkoza

Sokol Isteri

Ervin Zeqiri

Gëzim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku.

Të gjithë këta shtetas shqiptarë, pjesë e narkotrafikut ndërkombëtar, akuzohen për veprat penale: ‘Trafikimi i narkotikëve’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryeja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, ndërsa disa prej tyre do të njihen këtë të premte me masat e sigurisë ‘Arrest në burg’.