ITALI – Dy kontenierë me 10 mijë lodra me marka të falsifikuara të ardhura nga Kina dhe që kishin destinacion Shqipërinë dhe Libinë janë sekuestruar në Itali në portin e Gioia Tauro.
Ngarkesa e paligjshme u zbulua gjatë kontrollit të dokumentacioneve në portin italian. Sasia e madhe e lodrave të markave të njohura për fëmijë si Angry Birds, Spiderman, Batman, Supeman, Mickey Mouse, SpongeBob dhe Princess është imbarkuar në portin kinez të mallrave të Chiwan. Sipas policisë italiane, vlera e lodrave të sekuestruara arrin deri në 13 mijë euro.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar autorët e trafikut të paligjshëm.