Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Pre e bullizmit dhe persekutimit ka rënë një vajzë e mitur. Videoja është publikuar në rrejtet sociale ku shihet një djalë teksa i bën presion të miturës. Djali i ri shihet në video që e qëllon vajzën me shpulla. Në një moment dëgjohet të thotë: “Ulu dhe puthi këmbët Kiarës! Thuaj të hëngsha m*tin”.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Policia në Durrës, e cila ka ndaluar 22-vjeçari. Forcat e rendit thonë se në momentin e kapjes atij i është gjetur me vete një thikë. Policia thotë se ka identifikuar edhe vajza të mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje. Në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun ato do të intervistohen për zbardhjen e ngjarjes.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas që bullizonte dhe dhunonte një shtetase të mitur, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit që shfaqet në video.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë).
22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me të mitur dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe siguron qytetarët se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë reagojnë në menyrë të menjëhershme, për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri dhe në krim.
BISEDA
Djali: Për ça e thu? Ee, për ça e thu? Uli duart.
Djali: Pse shko dhe thua… Thuaj Kiarës të hëngsha m***. Tani direkte, thuaji…
Djali: Do i bësh më këto gabime?
Djali: Ça do të bëj. Të bëj ça të dua unë? Do hash vetëm dajak, a kuptove. Ulu tani në gjunjë dhe puthi këmbët Kiarës.
Djali: Ulu tani dhe puthi këmbës Kiarës, ta mbyllim muhabetin.
Vajza që filmon: Mos e mbyll lale.
Djali: Ngreje këmbën Kiara. Puthe këtu…