Fituesi i lotarisë vret dy fëmijët dhe veten, bashkëshortja zbuloi se shkonte me prostituta

551
Sigal

Kishte fituar të fituar lotarinë në Angli, por një një sekret që i ka zbuluar bashkëshortja e tij i ka kushtuar tragjikisht shtrenjtë.

David Stokes vrau dy fëmijët e tij, të moshave 11 dhe 5 vjeç, më pas goditi edhe veten me thikë në gjoks duke mbetur i vdekur ndërkohë që përpara se të vetëvritej mori peng bashkëshorten e tij për pesë orë, e cila arriti të arratisej.

E gjitha ndodhi pasi gruaja e tij zbuloi se Stokes i harxhonte paratë me prostituta ndërsa mësohet se I kishte fituar më parë 40,000 paund në lotari, por i kishte shpenzuar ato.

Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur, dorë për dorë me njëri-tjetrin ndërkohë Stokes ishte martuar me Sally, ndihmës menaxhere në pub, që nga viti 2011, por marrëdhënia e tyre kohë e fundit ishte përkeqësuar.