U përplas nga një makinë, 33 vjeçari humb jetën në spital

481
Sigal

Ndërron jetë në spital 33 vjeçari që u përplas nga një mjet në Tepelenë.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qesarat.

Mësohet se një mjet tip Renault ka përplasur një motoçikletë dhe drejtuesi i motoçikletës u dërgua në spital.

33-vjeçari Ervis Taka nga Saranda nuk ka arritur t’i shpëtonte plagëve, pasi sipas mjekëve kishte marrë dëmtime të shumta në kokë dhe bark.

“Në aksident u përfshi automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.