U kapën me makinat me drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

432
Sigal

Operacion i përbashkët anti-drogë i policisë së Igumenicës me atë të Athinës në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i policisë është bërë pas shkëmbimit të informacioneve më policinë shqiptare.

Dje në orët e para të mëngjesit, në Sajadhe, Igumenicë, është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri, brenda të cilit u gjetën 60 pako me 32 kg e 430 gramë marijuanë.

Lidhur me këtë rast në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas 28-vjeçar shqiptar. Ai është shprehur se drogën e kishte marrë në një vend pranë doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).

Po ashtu mësohet se mbrëmë në të njëjtin vend është ndaluar një tjetër mjet, i cili ishte përshtatur me në shasi dhe sediljet e pasme, për mbajtjen e drogës. Brenda tij u gjetën 39 pako me 21 kg dhe 180gr marijuanë.

Policia ka vënë në pranga një dy persona, përkatësisht shoferin 19-vjeçar dhe pasagjerin 24 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.