U kapën me lëndë narkotike në makinë, arrestohen në Itali dy shqiptarë

65
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në zonën e Citta di Castello, ndërsa ishin duke lëvizur me makinë.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit të mjetti u gjendën lëndë narkotike, e cila u sekuestrua menjëherë, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan.

Ndërkohë gjatë kontrollit të dokumenteve rezultonte se dy shqiptarët të moshës 23 dhe 40 vjeç  rezultonin me dosje kriminale.

Të rinjtë shqiptarë u kapën ndërsa lëviznin me një mjet të vogël. Pas kontrollit, brenda saj u gjendën 34 gramë kokainë, shkruan media italiane.

Në përfundim të hetimeve, dy shqiptarët u arrestuan dhe janë në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata e Perugia.