U gjet në kanal pa shenja jete/ Indrit Ndoj kishte mbi 24 orë i vdekur. I riu u dhunua dhe më pas u qëllua me plumb në këmbë

113
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e të riut, Indrit Ndoji, i cili u gjet pa shenja jetë në një kanal mëngjesin e sotëm.

34-vjeçari mësohet se është dhunuar dhe më pas është qëlluar me plumb në këmbë. Dyshohet se viktima kishte mbi 24 orë i vdekur dhe është gjetur nga familjarët e tij.

Në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, sqaroi policia.