Gjendet i pajetë 57 vjeçari tek Liqeni Artificial në Tiranë, dyshimet e policisë

398
Sigal

Në Tiranë, tek Liqeni Artificial është gjetur i pajetë një 57-vjeçar me iniciale A.I.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Familjarët kanë deklaruar se viktima A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ai mund të jetë vetëmbytur.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.