U dënuan për trafikimin e mbi 1 ton kanabis drejt Greqisë, arestohen pas dy vitesh autorët

231
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga  ranë A. M., 52 vjeç dhe M. S., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar 52-vjeçarin me 3 muaj e 24 ditë burg dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i tyre u bë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 13 shkurt të 2019, ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në dy mjete tip kamion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.