U arrestua në jug të vendit/ Ish “bossi” i kriptmonedhave Faruk Ozer , rekurs vendimit për ekstradimin e tij në Turqi

94
Sigal

Ish “bossi” i kriptmonedhave Faruk Ozer, i cili u arrestua në jug të vendit disa kohë më parë, ka bërë rekurs të vendimit për ekstradimin e tij në Turqi.

Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.